BOTA

Transseksualet që u ofronin seks të huajve para se t’i grabisnin, përballen me 10 vjet burg në Kolumbi (fotot)

Shtatë transgjinore që shënjestronin turistë të huaj duke u ofruar favore seksuale para se t’i grabisnin, përballen tashmë me 10 vjet burg në Kolumbi.

Rrjeti kriminal, ku përfshihej dhe një grua, doli dje para gjykatësit në Medellín dhe pranuan përdorimin e minorenëve për kryerjen e krimeve, bashkëpunim në krim dhe grabitje në kushte të rënduara.

Të dyshuarit ‘trans’ të njohur si, Sofía Vargas; Vanesa Vélez; Nicol Guaca; Estefanía Suaza; Estefanía Cabrera; Sara Cardona; venezuelani Yuliana Palacios, dhe gruaja biologjike María Velásquez, ishin arrestuar prej 14 majit 2022, sipas prokurorisë vendase.

Palacios do të deportohet drejt Venezuelës pas përfundimit të dënimit.

Prokurorët thanë se të ndaluarit kishin kryer një seri grabitjesh prej tetorit 2020 deri në mars  2022, duke grabitur 19 viktima nga SHBA, Meksika, Gjermania, Izraeli, Turqia e të tjerë në zonën turistike të Medellín, El Poblado.

Të dyshuarit pikasnin objektivët e tyre në zonën e jetës së natës Parque Lleras, ku i ofronin favoret e tyre ‘seksuale’.

Më pas me taktika hutimi ato i grabisnin celularët, para, apo sende të tjera personale.

Në disa raste ato shfrytëzonin të mitur për t’i ndihmuar në krimet e tyre, tha prokuroria.

I njohur si “qyteti i pranverës së përjetshme” Medellín është nga destinacionet më të njohura turistike edhe pse ka parë një rritje të krimeve ndaj vizitorëve.