BOTA

Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa

Rusia ndërmori një sulm me dronë në Kiev dhe rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. Sulmi gjatë natës, pas një pauze 12 ditore, vjen ndërsa sistemet ajrore ukrainase kanë shkatërruar të gjitha mjetet ajrore brenda perimetrit, sipas zyrtarëve ushtarak ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase thanë se sulmi përfshinte tetë drone të modelit “Shahed” të prodhuar nga Irani dhe tre raketa të telekomanduara, të cilat u asgjesuan.

Gjenerali Serhiy Popko, drejtues i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në rrjetin Telegram se Kievi ishte përballur me një tjetër sulm armik.

Tre shtëpi private u dëmtuan në rajonin e Kievit si pasojë e rënies së mbeturinave të dronëve, duke plagosur një individ, njoftoi Ruslan Kravchenko, kreu ushtarak i rajonit.

Dëshmitarët njoftuan për shpërthime që u ngjasonin goditjeve të objektivave nga mbrojtja ajrore. Nuk pati njoftime të menjëhershme për shkallën e sulmit, raporton VOA.

Kievi, rajoni përreth tij dhe një numër rajonesh të Ukrainës qendrore dhe lindore ishin nën alarmin e sulmeve ajrore për rreth një orë pas orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale.


Top Channel

Banner

Related posts

Britania shënon ditën më të nxehtë të vitit deri më tani

admin

Sllovaki, liberalët duan të pengojnë kthimin e Ficos

admin

Ushtarët e Nigerit deklarojnë puç ushtarak në televizionin kombëtar

admin

Leave a Comment