BOTA

Protestuesit “shkrumbojnë” Francën, vrasja e 17-vjeçarit shkakton trazira të dhunshme

Trazirat e dhunshme tronditën qytetet franceze pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia pak ditë më parë. Në shumë qytete protestuesit dogjën makinat dhe ndërtesa, njëkohësisht shkatërruan shumë vende, situatë që solli edhe përplasje me forcat e rendit.

Ministri i Brendshëm deklaroi se 40,000 oficerë u vendosen në të gjithë Francën, ndërsa opozita bëri thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe pse deri më tani qeveria ka refuzuar marrjen e një hapi kaq të rëndësishëm.

Rreth 180 persona janë arrestuar dhe 170 oficerë janë plagosur, si pasojë e trazirave të rënda.

Forcat e rendit u përpoqën ta mbulonin ngjarjen me pretendimet se adoleshenti i ishte drejtuar atyre me makinë duke i vënë në rrezik, por pamjet filmike treguan se dy policë kishin qenë duke folur me të përmes xhamit dhe njëri qëllon në kohën kur i riu thjesht tentoi të largohej me makinë, pa bërë asnjë veprim tjetër kërcënues ndaj tyre.

Gjatë ditës policia e ndërpreu marshimin duke përdorur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndaheshin.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që protestat të ndalen, ndërsa oficeri I policisë është arrestuar dhe po përballet me akuzën e vrasjes.


Top Channel

Related posts

Kremlini lufton për të shpëtuar imazhin e Putinit pas rebelimit

admin

Punonjësi i tempullit shtypet për vdekje nga statuja ‘fatsjellëse’ 200kg e Budës (fotot)

admin

Biden i “ashpër” me Ukrainën: Nëse duan të anëtarësohen në NATO të plotësojnë kushtet

admin

Leave a Comment