KOSOVË

Kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, e thotë me plotë kuptim

Banner

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “më i vogël sesa një farë e lulëkuqes” në prani të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Petkoviq i bëri këto komente teksa shkroi për ndalimin nga Policia e Kosovës të djalit të Vuçiqit, Danilos, i cili dje mori pjesë në manifestimet për ditën e Vidovdanit në Graçanicë, njofton rtv21.tv.

Petkoviq tha se “policët e Kurtit” u përpoqën që me forcë t’ia ndërronin këmishën Danilos e cila kishte mbishkrimin “Dorëzimi nuk ëstë opsion”, por se sipas Petkoviqit, Danilo “tregoi se kur një serb thotë se ‘dorëzimi nuk është opsion’, ai e thotë me plotë kuptim”.

“Kurti, i cili në prani të presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël sesa një farë e lulëkuqes, bëhet hero duke dërguar falangistët e tij tek djali i presidentit që t’i drejtojnë atij tuba të gjata në ditën e Vidovdanit! Sado i frikshëm që ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danilos ishte dinjitoze dhe heroike. Dje, pasi policët e Kurtit u përpoqën që me forcë t’ia dnërronin këmishën me një mesazh që atyre nuk u pëlqente, djali i presidentit të Serbisë tregoi se kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, ai e thotë me plotë kuptim!”, shkroi Petkoviq në Twitter.

Banner

Related posts

Rama del nga spitali pas operimit të zorrës qorre

admin

Dënohen me 72 vjet burgim shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

Gjyla Halili

Fshati San Lorenzo koncept i mahnitshëm, luksoz për hedonistët

admin

Leave a Comment