KOSOVË

Greqi, shpëtohen dhjetra migrantë në detin Egje

Roja bregdetare greke shpëtoi dje 37 migrantë, varka e të cilëve ishte fundosur në një pjesë shkëmbore të bregdetit, në ishullin e vogël Pserimos, në Detin Egje juglindor.

Njëzet e katër migrantë të tjerë u zbuluan në ishullin fqinj të Kalymnos.

Roja bregdetare njoftoi sot se ishte arrestuar një kontrabandist i dyshuar.

Sipas medieve greke, varkat ishin nisur nga brigjet e afërta turke të Egjeut.

Trembëdhjetë ditë pas fundosjes së një varke me qindra persona në bord, vijojnë kërkimet për gjetjen e viktimave në brigjet e Greqisë perëndimore.

Qindra migrantë që tentuan të kalonin nga Libia në Itali u mbytën më 14 qershor kur një anije peshkimi e mbingarkuar u fundos rreth 50 milje detare larg brigjeve greke.

Zyrtarët thanë se 104 persona mbijetuan. Deri më tani janë nxjerrë 82 trupa.

Bandat e kontrabandës përpiqen vazhdimisht të sjellin migrantë në ishujt grekë ose nëpërmjet Greqisë jugore në Itali dhe në BE.

Përgjatë zinxhirit të kontrabandës së migrantëve në Evropë, policia çeke njoftoi sot se kishte shkatërruar një bandë ndërkombëtare.

“Gjatë bastisjeve të ditëve të fundit janë arrestuar 14 anëtarë të dyshuar”, njoftoi njësia kombëtare për luftën kundër krimit të organizuar.

Ata akuzohen se kanë kontrabanduar të paktën 1000 migrantë nga Turqia në Republikën Çeke dhe prej andej në vendet e tjera të BE-së.

Kontrabandistët e dyshuar kanë mbledhur shuma të mëdha parash në aktivitetet e tyre dhe vlerësohet se kanë fituar të paktën 1 milion euro (1,09 milion dollarë) në total.

Related posts

Lajçak paralajmëron bisedime strategjike me partnerët evropianë dhe amerikanë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

admin

Kosova shpall të mbyllur emergjencën me COVID-19

admin

Tërhiqet Prespa, banorët i druhen një katastrofe natyrore

admin

Leave a Comment