BOTA

Meksikë/ Policia arreston tetë ushtarë për rrëmbimin e 43 studentëve

Pothuajse një dekadë më parë, 43 studentë u zhdukën në Meksikën jugore teksa udhëtonin me autobus për në kryeqytet.

Policia meksikane ka arrestuar një grup ushtarësh të dyshuar si të përfshirë në rrëmbimin e 43 studentëve që u zhdukën në jug të vendit në vitin 2014.

Ndihmës Sekretari i Brendshëm Alejandro Encinas shkroi të hënën në Twitter se tetë ushtarë ishin arrestuar.

Katër ushtarë të tjerë janë tashmë në paraburgim, duke përfshirë një komandant që dyshohet se urdhëroi vrasjen e gjashtë prej tyre.

Tetë ushtarët u arrestuan javën e kaluar pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm meksikan riaktivizoi 16 urdhër-arreste që ishin lëshuar kundër anëtarëve të ushtrisë në shtator 2020, por më vonë u anuluan.

Grupi Ndërdisiplinor i Ekspertëve të Pavarur (GIEI), një komision i pavarur që hetonte zhdukjen e vitit 2014, akuzoi forcat e armatosura meksikane për fshehje të qëllimshme të informacionit në lidhje me rastin.

Në gusht 2022, një komision e klasifikoi incidentin si krim shtetëror për shkak të përfshirjes së pretenduar të autoriteteve shtetërore.

Çfarë ndodhi me rrëmbimin e studentëve?

Studentët nga një kolegj për trajnimin e mësuesve rural në Ayotzinapa, Meksika jugore, u zhdukën në shtator 2014 kur po udhëtonin me autobus për të marrë pjesë në një demonstratë në kryeqytetin, Mexico City.

Ushtarët dyshohet se kanë bashkëpunuar me policinë e korruptuar në rrëmbimin e 43 studentëve përpara se t’i dorëzonin në sindikatat e krimit Guerreros Unidos për arsye që ende nuk dihen.

Versioni zyrtar i qeverisë për ngjarjet thotë se anëtarët e kartelit vranë studentët dhe djegën eshtrat e tyre.

Megjithatë, ajo që saktësisht ka ndodhur me ta mbetet e debatuar shumë. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar fragmente kockash vetëm nga tre viktima.


Top Channel

Related posts

Rroga mbi 2500 euro në Kroaci, ku një i huaj mund ta arrijë

Gjyla Halili

Gjykata në Moskë zgjat paraburgimin e gazetarit të burgosur amerikan

admin

Zelensky thirrje BE-së: Ndalimi i eksporteve tokësore të grurit është i papranueshëm

admin

Leave a Comment