KOSOVË

Sot betohet qeveria e re greke

Në prani të presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropulu, Qeveria e re greke sot do të bëjë betimin solemn në Pallatin presidencial.

Menjëherë pas betimit, ministrat e rinj do të bëjnë pranim- dorëzimin e funksioneve nga paraardhësit e tyre nga qeveria zyrtare.

Përbërja qeveritare dje ka bërë publike zëdhënësin e ri të qeverisë, Pavlos Marinakis, pasi Kirjakos Micotakis u betua si kryeministër i ri i Greqisë.

Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë ministri i deritashëm i shtetit Jorgos Geraptertitis, ndërsa si zëvendës janë Aleksandra Papadopulu, një diplomate me përvojë e cila ndër të tjera në të kaluarën ka qenë edhe ambasadore e Greqisë në Shkup si dhe Jorgos Kociras, ndërsa Kostas Frankojanis do ta mbajë detyrën e deritashme.

Shefi i mëparshëm i diplomacisë, Nikos Dendias kalon në Ministrinë e Mbrojtjes ku do të ketë dy zëvendës.

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë Nacionale vjen Kostis Haxidakis, i cili më parë ka qenë ministër i Punës, ndërsa ministri i mëparshëm i Financave, Hristos Stajkuras shkon në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës.

Shefi alternativ aktual i diplomacisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Miltiadis Varvicioktis do të jetë ministër i Çështjeve Detare, ndërsa në Ministrisë së Migracionit dhe Azilit vjen profesori Dimitris Keridis.

Ministri i mëparshëm i Politikës Digjitale, Kirjakos Pierakakis shkon në Arsim në vend të Niki Kerameosit e cila është ministre e re për Punë të Brendshme.

Në vendin e Vasilis Kikilasit në Ministrinë e Turizmit i cili do të jetë ministër për Krizat Klimatike, vjen Olga Kefalojani.

Paralelisht formohet edhe Ministria e re e Kohezionit Social dhe Familjes ku edhe ministrja edhe zëvendësja janë gra, ndërsa e vetmja ministri ku nuk ka ndryshime në postin ministror është ajo e Kulturës.

Pas betimit të sotëm solemn dhe marrjes zyrtare të detyrave, nesër do të mbahet seanca e parë qeveritare.

Related posts

Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

admin

Besnik Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

admin

Do t’i bëjë lëmsh komunat

admin

Leave a Comment