BOTA

Gjermania do t’i stacionojë 4.000 trupa ushtarake në Lituani

Gjermania planifikon t’i dërgojë 4.000 trupa shtesë të NATO-s në Lituani, për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të aleancës, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Gjermania është e gatshme që ta stacionojë me afat të përhershëm një brigadë të madhe në Lituani”, ka thënë Pistorius gjatë një vizite në kryeqytetin lituanez, Vilnius.

Sipas ministrit gjerman, do të duhet të ndërtohen objekte për t’i akomoduar trupat.

Lituania i ka kërkuar vazhdimisht Gjermanisë që t’i dërgojë trupa ushtarake në territorin e saj.

Lituania është në kufi me enklavën ruse, Kaliningrad.

Gjermania është zotuar në qershor të vitit 2022, se do ta ketë një brigadë të gatshme për ta mbrojtur Lituaninë në rast sulmi.

Megjithatë, deri më tani, Berlini i ka rezistuar idesë së krijimit të një baze të përhershme në Lituani, duke insistuar se trupat mund të angazhohen shpejt prej bazave të tyre në Gjermani.

Aktualisht, qindra ushtarë gjermanë janë në Lituani në kuadër të NATO-s.

Në rast të rritjes së tensioneve, Qeveria gjermane ka thënë se një brigadë e madhe mund të transferohet në Lituani brenda 10 ditësh.

Deklarata e Pistoriusit në Lituani – ku është duke realizuar vizitë për t’i vëzhguar stërvitjet e NATO-s dhe për t’u takuar me zyrtarë të aleancës – është deklarata e parë e qartë gjermane për këtë çështje.

Gjermania i ka dërguar në Lituani rreth 300 tanke dhe pajisje tjera, bashkë me 1.000 ushtarë për të marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s, të cilat janë duke u mbajtur për herë të tretë. /REL


Top Channel

Related posts

Shefi i Ryanair goditet me tortë nga aktivistet para Komisionit Evropian: Mikpritje e ëmbël

admin

Danimarka synon parandalimin e djegies së Kuranit

admin

New Yorku goditet nga tërmeti më i fuqishëm në 40 vjetët e fundit

admin

Leave a Comment