BOTA

Zelensky: Rebelimi i armatosur i Wagner tregoi kaosin e plotë në Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij mbrëmë se rebelimi i Wagnerit tregoi “kaosin total” në Rusi.

“Sot bota pa që liderët rusë nuk kontrollojnë asgjë. Është kaos i plotë. Mungesa e plotë e çdo parashikueshmërie në territorin rus të mbushur me armë”, vuri në dukje lideri ukrainas.

Ai tha se sa më gjatë të qëndrojnë forcat ruse në tokën ukrainase, aq më shumë shkatërrim do të ndjejë Rusia, transmeton Telegrafi.

“Sa më gjatë të jetë ai person në Kremlin, aq më katastrofik do të jetë”, theksoi Zelensky, duke iu referuar diktatorit rus Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas përsëri i bëri thirrje Perëndimit që të furnizojë vendin e tij me aeroplanë luftarakë F-16 dhe raketa me rreze të gjatë, për të mbrojtur krahun lindor të Evropës kundër forcave ruse.

Kujtojmë se lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, nisi rebelimin e tij pasi deklaroi të premten se një sulm me raketa nga forcat ruse ndaj mercenarëve të tij në Ukrainë, kishte shkaktuar viktima të konsiderueshme.


Top Channel

Related posts

Zelensky viziton ushtarët në vijën e parë të frontit, diskutime për armët

admin

Rusia pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin për arsenalin strategjik bërthamor me SHBA-në

admin

Foto/ Ndërtesa me pasqyrë që zhduket në shkretëtirë, ja si duket ajo nga brenda

admin

Leave a Comment