AKTUALE

Situatë e qetë në veri

Banner

Situata në komunat veriore raportohet të jetë e qetë gjatë ditës së sotme.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Nuk kemi pasur ndonjë incident mbrëmë, ndërsa sot situata është e qetë”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, në veri Policia ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një veturë me targa të Serbisë.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në njoftimin e bërë nga Policia theksohet se, të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”.

Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj shqiptar kanë marrë detyrën. Serbët lokalë kanë organizuar protesta të dhunshme, ku janë lënduar shumë ushtarë të KFOR-it, policë, gazetarë dhe kameramanë. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Moti me vranësira, temperatura deri në 15 gradë

Gjyla Halili

Memet Zhaku: Qasje të reja për parandalimin e krimit te të rinjtë

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment