AKTUALE

VMRO: BDI dhe LSDM nuk e japin Merkon, publiku kërkon dorëheqje për aktivitetet e tij kriminale

Aktivitetet kriminale të Ramiz Merkos, sipas VMRO-DPMNE-së, janë dëshmuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe për këtë, sipas opozitës maqedonase, opinioni kërkon dorëheqjen e tij. Por, kjo dorëheqje, sipas tyre, nuk vjen sepse dy partitë e pushtetit, LSDM dhe BDI, nuk heqin dorë nga kreu i Strugës, informon KlanM.

“Kanë kaluar pesë ditë që kur kryetari i Komunës së Strugës, Merko, është futur në listën e zezë të SHBA-ve, për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve në proceset gjyqësore, por as dorëheqja e tij nuk shihet. Nuk ka kërkesë për dorëheqje të tij as nga partia e tij amë BDI, as nga partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë LSD. Publiku kërkon dorëheqjen e Merkos menjëherë, por mesa duket opinioni i popullit, si në shumë raste të tjera, nuk është i rëndësishëm për qeverinë. Rëndësi ka vetëm që tenderët të arrijnë kulmin dhe të blejnë edhe disa muaj pushtet”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Të gjitha institucionet që kishin të bënin me këtë rast dështuan, thonë nga VMRO, duke shtuar se disa i kanë mbajtur lëndët në sirtarë, të tjerë me shumë gjasa kanë humbëur veten e të tjerë, sipas opozitës, janlë shtirur si të ofenduar, përcjell KlanM.

Siç thonë nga VMRO, rasti Merko është një shembull se si qeverisin BDI dhe LSD, ndërsa shtojnë se partia e tyre, nëse e merr pushtetin do të vendosë si prioritet kryesor trajtimin dhe shtypjen e korrupsionit në të gjitha institucionet dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë.

Related posts

Ali Ahmeti nga Kumanova: UÇK e ruajti këtë vend të bashkuar, pa shqiptarët vendi nuk do të ekzistonte

Gjyla Halili

Në Gjermani, Zvicër dhe disa shtete tjera udhëtohet edhe me pasaportë të vjetër!

Gjyla Halili

Rama jep lajmin e mirë: Librat falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike

admin

Leave a Comment