SHOWBIZ

Kuleta e humbur i kthehet pas 75 vitesh

Kur e humbni kuletën, ndoshta nuk prisni ta merrni – sidomos pas 75 vjetësh.

Betty Sissom, 89 vjeçare, mori dhuratën e një jete gjatë javës së kaluar kur kuleta e saj nga mesi i viteve 1940 u kthye tek ajo.

Kuleta e Sissom, së bashku me dhjetëra tjera, u zbulua kur po kryheshin pune në ish-ndërtesën e Shkollës së Mesme Centralia për ta shndërruar në Kishë.

Pastori Seth Baltzell tha se një hidraulik e gjeti kuletën të fshehur në murin e një banjoje të vajzave.

“Ne kemi punuar në këtë ndërtesë për gjashtë muaj. Nuk kam pritur që diçka që askush nuk e kishte parë për 75 ose 100 vjetët e fundit të dalë në pah”, tha Baltzell.

Pastori besonte se kuletat ishin vjedhur 75 vjet më parë dhe donin të provonin t’i bashkonin ato me pronarët e tyre. Ai postoi fotografi në Facebook së bashku me emrat e disa prej ID-ve në to. Për habinë e tij, postimi ishte shpërndarë më shumë se 3.000 herë.

Një stacion televiziv i St. Louis njohu emrin e Sissom dhe e kontaktoi Baltzellit për të parë nëse mund t’ja jepnin kuletësn asaj.

Sissom, e diplomuar në vitin 1947 nga Centralia High, e cila tani jeton në zonën e St. Louis, ishte e shokuar kur pa kuletën e saj të kuqe të copëtuar pas gjithë këtyre dekadave.

“Nuk mund ta imagjinoj se dikush i vodhurgjitha ato kuleta dhe i ka vënë ato prapa tualetit në një hapësirë ​​që as nuk e dija se ishte atje”, tha Sissom.

Në kuletë kishte fotografi të shokëve të klasës që ajo nuk i kishte parë gjatë viteve. Ajo ishte gjithashtu e entuziazmuar për një fotografi të vëllait të saj, i cili ishte në Luftën e Dytë Botërore në atë kohë, por që atëherë ka vdekur.

Related posts

Të vërtetat që duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij

admin

“Me një klik qytetarët do t’i shohin analizat, diagnozat, dhe terapitë që kanë marrë”, prezantohet platforma “Shëndeti im”

admin

Nominimi mes Luizit, Armaldos dhe Kristit, kush do të lërë sonte shtëpinë?

admin

Leave a Comment