BOTA

Putin: Shefi i Wagnerit “tradhtoi” Rusinë për “ambicie personale”

Banner

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar të shtunën se do t’i ndëshkojë kryengritësit, pasi grupi mercenar Wagner, ka thënë se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.

Në fjalimin e mbajtur ai kërkoi konsolidimin e të gjitha forcave dhe tha se veprimet ishin tradhti dhe “një thikë në shpinë ndaj popullit rus”, pas deklaratave të fundit të shefit të Wagnerit Yevgeny Prigozhin.

Pa e përmendur emrin e Prigozhinit, Putin është zotuar për t’i ndëshkuar ata që janë mbrapa rebelimit.

Ai e ka pranuar se situata në Rostov-on-Don – qytet ku janë stacionuar pjesëtarë të Wagnerit – është e vështirë. Wagner ka pretenduar se e kontrollon këtë qytet rus afër kufirit me Ukrainën, ku banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda.

Në orët e vona të së premtes, Rusia e ka rritur sigurinë në të gjitha aspektet: e ka kufizuar internetin dhe tanket ushtarake janë parë nëpër rrugët e Moskës.

Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse. Moska ka hedhur poshtë diçka të tillë.


Top Channel

Banner

Related posts

Ngrohja globale, “vrastare” për gratë/ Më të ndjeshme ndaj të nxehtit se sa burrat

admin

Një foshnje e porsalindur shpëtohet gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi

admin

Jack Smith i jep Trump njoftimin se nuk do të lërë “asnjë gur pa lëvizur”

admin

Leave a Comment