Shalqini është shumë i shëndetshëm dhe i shkëlqyer për të hidratuar trupin, por një grup njerëzish nuk duhet ta hanë atë.
Ky frut është i pasur me magnez, zink, kalium dhe vitaminë B. Është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori, kështu që mund ta hani në çdo moment.
Konsumimi i shalqinit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen. Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92% ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta të verës.
Një studim i vitit 2019 që shqyrtoi efektet e konsumit të shalqinit në ngopjen dhe peshën trupore tek të rriturit mbipeshë dhe obezë zbuloi se ata që konsumuan dy feta shalqi çdo ditë për katër javë ndjeheshin më pak të uritur dhe humbën dukshëm më shumë kilogramë nga grupi që konsumonte biskota me pak kalori. Megjithatë, pavarësisht se është kaq i shëndetshëm, nuk është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit, shkruan Web MD.
Megjithatë, dietologët paralajmërojnë se konsumimi i shalqirit nuk është më i miri për një grup njerëzish, përkatësisht diabetikët. Shalqini është plot me sheqer natyral, i cili mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak.
Megjithatë, nuk duhet të eliminohet plotësisht nga dieta. Mund ta kombinoj me ushqime që janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe proteina, si arrat ose farat. Ky kombinim i ushqimeve me vlera ushqyese mund të ndihmojë një person të ndihet më i ngopur për më gjatë dhe të ngadalësojë përthithjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut.