AKTUALE

Ata që e ngufatin UT-në, lista e zezë amerikane nuk është e kompletuar pa ju

Arben Taravari
Kryetar i ASh-së

Zgjedhjet e mbajtura për Rektor në UT ditë më parë me shumë të drejtë shkaktuan shqetësim në opinion duke nxitur dyshime se të njëjtat ishin të ndikuara, të kontrolluara dhe orkestruara, me qëllim që në këtë pozitë të zgjidhet kandidati i preferuar i Vullnet Ahmetit dhe klanit të tij të krimit dhe korrupsionit. Ky proces zgjedhor, i cili edhe pse në fillim dukej demokratik, me tërheqjen e tre kandidatëve i njëjti pati përfundim autokratik. Kjo autokraci erdhi si rrjedhojë e parregullësive dyvjeçare, shkeljeve konstante të ligjit nga u.d. rektori, senati dhe kryetari i senatit të cilët bënë rokadë, shkelje këto të vërtetuara edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Tërheqja nga gara e tre kandidatëve të tjerë për Rektor, me arsyetimin e tyre se ka patur trysni të ndryshme duke e rrezikuar garën e lirë akademike, përbën një fenomen të pa precedent. Ky rast me plot të drejtë nga të 3 kandidatët nuk mund të karakterizohet si një proces legjitim dhe kredibil. Nga ana tjetër, reagimet e zyrës për marrëdhënie me publikun pranë UT-së (lexo ndjekësit e kandidatit të tyre të preferuar) ishin tipike si ato të BDI-së dhe në një vijë, meqë janë një.

Për ne si subjekt politik, është e pa tolerueshme që ky Universitet që paraqet vlerë kombëtare të popullit tonë, i ndërtuar me gjak e sakrificë, të shndërrohet në kompani private e individëve apo grupeve të afërta me parti politike, të cilët për interesa të tyre personale këtë Universitet e mbajnë të ngufatur, duke e konsideruar si pronë të tyre. Koha e sulltanateve ka mbaruar. Lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e kompletuar pa ju.

Kërkojmë me këmbëngulje që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarrë masa të menjëhershme, sepse e ka obligim ligjor të ndërhyjë. Që nga 25 maji, UT është pa rektor. Andaj, edhe një herë ftojmë ministrin Jeton Shaqiri që urgjentisht të caktojë një ushtrues detyre rektor. Ky u.d. do të duhet të rinisë nga pika zero procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri. Në ndërkohë të shkarkohet i tërë senati dhe prorektorët.

Udhëheqësia e UT-së janë dyshuar shpeshherë edhe për mungesë të transparencës dhe dyshimeve për korrupsion, rasti i fundit ishte ku gjatë pandemisë u zbulua se ky Universitet kishte shpenzuar miliona denarë për qëllime të shumta e që nuk kishin të bëjnë me procesin akademik dhe shkencor. Fshehja e keqpërdorimeve nga administratori i caktuar në UT dhe manipulimi me pagesat e semestrit (flitet se tejkalojnë shumën e 200.000 eurove) u bënë bashkëpjesëmarrës në krim. Organet kompetente nuk reaguan as atëherë kur u publikuan informacione për plagjiaturë të profesorëve, sidomos të fakultetit të Mjekësisë, nuk u reagua as atëherë kur janë deshifruar lidhjet (nepotizmi) familjar i ish rektorëve, përfshirë nepotizmin e familjarëve dhe miqve të pronarit të UT-së për 11 vite – kryetar aktual i senatit Vullnet Ameti.

Në gjithë këtë situatë që ka zbehur imazhin e UT-së, përveç Vullnet Ahmetit, përgjegjësi ka edhe BDI-ja e cila si pjesë e pushtetit, jo që nuk i ka parandaluar këto fenomene, por shpeshherë i ka mbrojtur dhe vazhdon ti mbrojë. Ata që kanë kapur autonominë e Universitetit të Tetovës janë pikërisht Vullnet Ameti dhe klani i tij së bashku me BDI-në. Për këtë flasin fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale.

Related posts

Ramadani: VMRO-DPMNE është çrregulluar në konceptin e vet

admin

Sonte pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës

admin

Rina Ajdari: Zgjedhjet parlamentare do t’i fitojë Fronti Europian

Gjyla Halili

Leave a Comment