BOTA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emër i vënë para 236 viteve

Më 23 qershor të vitit 1787, delegatët e Kuvendit kushtetues në Filadelfia votuan njëzëri për t’i vënë emrin vendit të ri Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky emër ishte përdorur në Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1776, por në kushtetutën e parë të vendit, që njihet si Artikujt e Konfederatës, emri i vendit ishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës së Veriut.

Në Kuvendin e Filadelfias, delegati nga Connecticut-i, Oliver Ellsëorth, i bindi me sukses delegatët e tjerë që vendit të ri t’i vihej emri Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emër të cilin ai mban edhe sot.


Top Channel

Banner

Related posts

Ministri izraelit sfidon qëndrimin amerikan mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor

admin

Punonjësi i Mar-a-Lagos paraqitet për herë të parë në gjykatë për dokumentat e klasifikuara

admin

“Prigozhin është i vdekur”, Pentagoni: Nuk ka dëshmi se avioni është rrëzuar me raketa tokë-ajër

admin

Leave a Comment