SHQIPËRI

Të dënuar për drogë dhe vrasje, 3 shqiptarë tentojnë të arratisen nga burgu në Greqi

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në zonën e Menidit, pasi tentoi që bashkë me dy bashkatdhetarë të tjerë të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Gjykatave të Migracionit të Atikës.

Sipas raportimeve nga mediat greke, autoritetet janë vënë në kërkim të dy të arratisurve të tjerë. Mësohet se dy prej tyre mbaheshin në burg për drogë dhe i treti për vrasje.

Sipas policisë, tre të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të pallatit dhe janë zbritur me çarçafë. Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është arrestuar.

Banner

Related posts

PD me dy grupime, gjyqtares Elona Mihalit i bie shorti për të shqyrtuar vulën e partisë

admin

“E di sa punë paska Turqia, s’të lënë me marrë frymë”, përgjimet e reja që fundosën trafikantët shqiptarë

admin

Zgjedhjet e 14 majit/Alibeaj ende në kërkim të kandidatëve! Fati i tyre në dorën e degëve

admin

Leave a Comment