SPORT

Natë magjike për Shqipërinë, kuqezinjtë triumfojnë dhe “rrëmbejnë” vendin e dytë

Shqipëria ka marrë fitoren e dytë në kualifikueset e Euro 2024, teksa mundi 1-3 Ishujt Faroe në Tórsvøllur (Torshavn). Kuqezinjtë realizuan pas vetëm 1 minute lojë me Sokol Cikalleshin, por festa zgjati shumë pak, pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Një rikuperim topi nga Seferi solli golin e avantazhit për të besuarit e Sylvinhos. Jasir Asani dha një asist të bukur për Nedim Bajramin, i cili me një të djathtë tokazi dërgoi sferën pas shpinës së Teitur Gestsson.

 

Sokol Cikalleshi ishte vërtetë një “engjëll” dhe “djall” në minutën e 30-të, teksa fitoi penallti por gaboi nga pika e bardhë.

Atëherë kur u mendua se skuadrat do të shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-1, vendasit vendosën ekuilibrat me një gol me kokë të Fareo.

 

Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani realizon një gol për panoramë, pas një goditje “kirurgjikale” nga distanca. Në fund Muçi vulosi suksesin, me Shqipërinë që merr kështu një triumf me shumë vlera.

 

Sa i takon renditjes, me këtë rezultat, skuadra jonë përfaqësuese merr vendin e dytë në renditje me 6 pikë. Surpriza e madhe vjen nga Moldavia, e cila pozicionohet e 3-ta me 5 pikë, pasi mundi Poloninë 3-2 dhe bëri që këta të fundit të gjenden në vendin e katërt me 3 pikë. Ishujt Faroe janë në kuotën e 1 pikëve, pas 3 ndeshjesh.

Related posts

Haaland arrin 200 gola më shpejt se Messi dhe Ronaldo

admin

Real Madridi “kërcënon” Mbappen para Kampionatit Evropian dhe Lojërave Olimpike

Gjyla Halili

Dortmund do Sabitzer, Bayern nuk pranon

admin

Leave a Comment