AKTUALE

Protesta e studentëve të mjekësisë: Akti i qeverisë i padrejtë! Detyrimi për të ndenjur në Shqipëri, shkelje e demokracisë

Banner

Studentët e mjekësisë janë paraqitur ashtu siç e kishin lajmëruar para rektoratit të UMT-së. Ata refuzojnë punësimin me detyrim. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë para Universitetit me pankarta ku kundërshtojnë këtë vendim si edhe penalizimet financiare që vijnë me të. Një nga studentët deklaron se ky akt është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të krijojë ligje për të ndaluar mjekët të largohen jashtë vendit, duket të përmirësojë kushtet  që ata të qëndrojnë.

“Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për refuzimit të kësaj nisme. Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ata na thanë që shtetit i duhet të shpenzojë 5 mijë euro për studentët, që nuk është fare e vërtetë pasi fakultetet kanë shumë probleme. Ne këtë nuk e pranojmë këtë as tani, as në sezon kur studentët të mos jenë këtu. Kur përballeni me fenomenin, pyesni veten se pse po ikin. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku do duhet ftuar jo detyruar.”- shprehet një studente e mjekësisë.

Banner

Related posts

Tetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Gjyla Halili

Ngriten sërish çmimet e derivateve të naftës në Kosovë

admin

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Gjyla Halili

Leave a Comment