BOTA

Donald Trump: E vonova pushtimin e Ukrainës me disa vite

Donald Trump ka ripohuar se nëse ai do të mbetej në detyrë si presidenti i SHBA, Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën. 

Ish-presidenti amerikan pretendon se e vonoi pushtimin rus të Ukrainës prej vitesh pasi i tha presidentit rus: “Mos e bëj”.

Për Fox News, Trump tha se: “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin. Domethënë, nuk kam folur me të për një kohë të gjatë, por kam një marrëdhënie shumë të fortë me Putinin.”

“Shiko, unë fola me të. Unë thashë, nëse e bën këtë, do të jetë ferri për të paguar. Do të jetë një katastrofë. Mos e bëj”– tha Trump në referencë të një prej bisedave të hershme me shefin e Kremlinit.

Mesazhi i Trump vjen pas deklaratave të më hershme se nëse do të zgjidhej sërish President, do t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve.


Top Channel

Banner

Related posts

Greqi/ Lidhi dhinë në makinë dhe e tërhoqi zvarrë, shoferi merr 30 mijë euro gjobë

admin

Izraelitët rikthehen në rrugë për të protestuar kundër reformave në gjyqësor

admin

“Jo mbreti im”, Pallati i Buckinghamit  “u pushtua” nga një grup antimonarkistë që u paraqitën si turistë

admin

Leave a Comment