BOTA

Në mbrojtje të vendit, gratë në Tajvan marrin drejtimin e avionëve luftarak

Banner

Ndërsa tensionet rriten në ngushticën e Tajvanit, pilotet femra si kapitenia Guo Wenjing po përgatiten që të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre.

Lart mbi ngushticën e Tajvanit, kapitenja Guo Wenjing përballet çdo ditë duke kryer manovra të ndryshme me avionin e saj luftarak. Ka ditë kur ajo urdhërohet që të sulmojë avion kinez të cilët godasin Tajvanin.

Në një periudhë 48-orëshe, afro 54 avionë ushtarakë kinezë, një numër shumë më i lartë se zakonisht, u gjurmuan rreth Tajvanit, ku gjysma e tyre kalonin vijën mesatare në ngushticën e Tajvanit, duke cenuar sigurinë.

Edhe pse pakicë në ushtrinë e Tajvanit gratë përbëjnë rreth 15% të personelit aktiv. Shumica e piloteve femra drejtojnë aeroplanë transporti, megjithëse rreth 20 prej tyre tashmë janë kualifikuar si pilote të avionëve luftarakë, një përmirësim në rritje nga koha kur kapitenia Guo dhe Maj Hsieh filluan karrierën e tyre.⁠

Por Tajvani, sipas tyre, ka nevojë për më shumë personel shërbimi.⁠

Përplasjet ajrore me kinezët po bëhen më të zakonshme ndërsa tensionet rriten mbi Tajvanin, të cilin Pekini e pretendon si territorin e tij dhe të cilin Xi Jinping, presidenti kinez, është zotuar ta aneksojë.


Top Channel

Banner

Related posts

​Mbi 100 mijë përpjekje për të kaluar ilegalisht nga Turqia në Bullgari në vitin 2023

admin

Ukraina nuk sheh rënie të mbështetjes së Perëndimit

admin

Aktivistët gjermanë të klimës protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Transportit

admin

Leave a Comment