BOTA

Video/ Vdes pas shtatë ditësh gruaja e cila doli e gjallë nga arkivoli para se të varrosej

Banner

Një grua 76-vjeçare në Ekuador, e cila u shpall e vdekur dhe habiti të afërmit e saj duke trokitur në arkivolin e saj gjatë funeralit, ka humbur jetën pas shtatë ditësh në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit konfirmoi në një deklaratë se Bela Montoya vdiq nga një goditje ishemike pasi kaloi një javë në kujdes intensiv. Ajo shtoi se ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme, por nuk dha më shumë informacione për hetimin mjekësor rreth rastit, sipas Guardian. Motra e gruas së vdekur kishte bërë një ankesë zyrtare për ngjarjen, duke u përpjekur të gjente mjekun që fillimisht e shpalli të vdekur.

Trupi i Bela Montoya, e cila ishte një infermiere në pension, ndodhet në të njëjtën shtëpi funerali ku ajo “u zgjua”. Djali i saj tha për AP se ajo do të varroset në një varrezë publike.

Një komitet i posaçëm do të shqyrtojë mënyrën se si spitali lëshon certifikatat e vdekjes, tha Ministria e Shëndetësisë e Ekuadorit javën e kaluar.


Top Channel

Banner

Related posts

Mijëra turistë evakuohen nga qyteti bregdetar francez prej zjarreve të papritura shkatërrimtare (foto-video)

admin

Anijet ukrainase në shënjestër! Moska pranon të shtënat ndaj anijes me mallra

admin

SHBA do të presë stërvitjen e pilotëve ukrainas F-16 në tetor

admin

Leave a Comment