AKTUALE

Këto janë vendet më të bukura në Kosovë, ia vlen t’i vizitoni

Kosova njihet si vend turistik sepse ka vende të mrekullueshme për të vizituar e sidomos për rata që janë nga vende të ndryshme të Evropës.

Derisa vendet përreth Kosovës mund ta kenë detin dhe janë arsye e fortë për ti vizituar, Kosova është nder vendet më të bukura më bjeshkët që posedon dhe vende tjera atraktive që gjithëmonë komentohen për bukuri dhe si vende speciale.

Kosova ka shumë vende të bukura që i’a vlen të vizitohen, në veçanti natyra është pjesa më atraktive dhe e bukur që ka vendi ynë.

Në vijim ju sjellim disa nga vendet më të bukura për t’i vizituar në Kosovë duke filluar nga bjeshkët, vendet atraktive dhe ato historike por edhe bukuritë tjera që ofrojnë trojet shqiptare.

Gjeravica

Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë dhe një atraksion i vërtetë për dashamirët e natyrës, që mund të pushtohet nga secili qytetar i Kosovës – të cilët mund të mburren me këtë ngjitje.

Për të bërë këtë punë nuk është dhe shumë vështirë. Pas një ngasje prej 1 orë me xhip prej Junikut, ju pret një ecje 4 deri 6 orë dhe do të mund të mburreni me pushtimin e majës më të lartë në Kosovë.

Kjo ngjitje do të ju ofrojë pamje spektakolare, ndërsa në stinën e verës mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë.

Gjeravica

Rugova

Jo shumë larg Gjeravicës, në rajonin e Pejës ndodhet Rugova.
Ndër destinacionet turistike të cilat mund të hyjnë në listën e top destinacioneve kosovare, nuk mund të mos ju njohim me Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare me këtë vend.

Këtu mund të zhvilloni aktivitete të ndryshme me mundësi akomodimi dhe ushqimi tradicional. Malet, pyjet, lumenjtë e liqenet janë pasuri me vlerë të këtij destinacioni.

Një natë e vetme në Rugovë është një mrekulli e vertëtë me ushqime bio organike dhe gjithqka tjetër që në fshat mund të bëhën. Vitet e fundit ka pasur rritje të turisteve të huaj që vizitojnë Rugovën dhe vendet atraktive të saj.

Rugova

Artana (Novobërda)

Artana (Novobërda) është një ndër vendet më të rëndësishme të Kosovës sa i përket historisë mesjetare të vendit tonë.

Ne këtë qytet dikur kanë jetuar mbi 50 mijë banorë dhe këtë popullatë e kanë bërë minatorët saksonë, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj tjerë që janë sjellë në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit.

Realisht, në mesjetë Novobërda ka qenë një Neë York apo Londër e sotme, pasi që ka qenë një metropol i vërtetë që ka ofruar vende pune për njerëz të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.

Kalaja e Novoberdes

Brezovica

Ka një arsye kryesore për të ardhur në Brezovicë: Skijimi. Është një destinacion i shkëlqyer dhe është destinacioni më i vizituar i dimrit në Kosovë. Brezovica  ka 16 km shpate me gjatësi mesatare prej 4 km. Vendpushimi është i dispozueshëm për një mesatare prej 128 ditësh në vit. Pistat e skijimit përmban 5 ashensorë të skive dhe 4 hotele. Është një vendpushim i preferuar për skiatorët, i cili ka shërbyer si mikpritës për një numër garash kombëtare dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, ajo përdoret si një vend trajnimi për ekipet e sporteve dimërore të Kosovës.

File:Brezovica.jpg
Brezoviva-qendra e skijimit

Liqenet e Mirushës

Është një mrekulli natyrore e cila të mahnitë sa herë e shikon. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të Liqenit të Madh, ngase për të përjetuar tërë udhëtimin – duhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet në mënyrë që të keni ndjenjën e plotë.

Gjatë rugës do të shihni edhe shumë hardhuca dhe ndonjë gjarpër, që bëjnë një faunë të bukur të këtyre kanioneve.

File:Ujëvara e Mirushës.jpg - Wikimedia Commons
Ujvarat e Mirushes

Shpella e Gadimes

Ajo është e gjatë 1500 metra, mirëpo për turistët është i mundshëm shikimi i vetëm 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.

Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë. Pasuri e shpellës, që e bënë të veçantë është prezenca e aragoniteve të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.

Shpella e Gadimes

Kalaja e Prizerenit

Kalaja e Prizrenit është monumenti më i njohur i trashëgimisë kulturore dhe simboli i qytetit të Prizrenit. Kalaja është ndërtuar në një kodër të lartë nga e cila shihet i gjithë qyteti i prizrenit si në pëllëmbë të dorës.

Rruga për në kala merr 15 minuta ecje në këmbë. Ju duhet të ndiqni një rrugicë nga qendra e qytetit e cila të shpie lartë në kala, tek e cila ju do të magjepseni me pamjen piktoreske të qytetit të Prizrenit, si dhe me ndërtimet e bëra në kala së fundmi.

Kalaja e Prizrenit
Kalaja e Prizerenit

Ne ua sjellem vetëm disa vende që mendojmë se ia vlen të vizitohen, e që ndoshta keni pasur dilema se ku ti kaloni fundjavat në Kosovë. Këto vende ia vlen të vizitohën edhe nga vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës të cilët kanë të njohin për se afermi bukuritë apo vendet e Kosovës.

Çmimet e arsyeshme:

Nëse jeni nga Gjermania, Zvicra, Spanja apo SHBA, atëherë, njëra nga arsyet se pse duhet të vizitoni Kosovën është se çmimet janë shumë të volitshme. Mund të kaloni për shtatë apo dhjetë ditë dhe t’i vizitoni të gjitha vendet dhe kjo nuk do t’iu rëndojë shumë kuletën tuaj.

Ushqimet e mrekullueshme: Nëse shkoni në Kosovë, atëherë nuk keni pse të brengoseni për ushqimin. Që nga ushqimet e shpejta (fast food), pastaj picat e makaronat, por edhe ushqimet tradicionale. Nuk duhen të largoheni pa provuar ushqimet tradicionale, që janë ndër më të mirat jo vetëm në rajon edhe më gjerë. Flija, pasuli, gullashi apo pitja, janë disa nga to.

Kuzhina kosovare - Wikipedia
Ushqime tradicionale- Kosove

Albora.ch

Related posts

Lëvizja Demokratike emëron dy profesorë universitarë për zv/ministër

Gjyla Halili

ASH: Taravari përsëri e shkeli fjalën: Katër premtime për dorëheqje, për humbjen e pesëfishtë

Gjyla Halili

Ironia/ Suella Braverman fton shqiptarët për çaj mali, shkrimtarja Ypi: Do kërkojë ndjesë për fyerjet që ka bërë

admin

Leave a Comment