SHOWBIZ

Rikthimi i “Valle kosovare”, Ardian Bujupi tregon se për çka çuditi Shpat Kasapi

“Valle Kosovare” është njëri prej hiteve të Shapt Kasapit që na shoqëroi për vite me radhë.

E rininë me këtë këngë e kaloi edhe këngëtar,i Ardian Bujupi, i cili e riktheu prapë në bashkëpunim me Shpatin, shkruan portali rtv21.tv

Kënga u lansua të premten derisa, Bujupi në një intervistë për In& Out në RTV21 tregoi se si lindi ideja për këtë projekt.

Ai tha se “Valle kosovare” ishte kënga që e shoqëroi gjatë pushimeve të tij në Ulqin, si dhe ishte njëra prej këngëve që i pëlqente shumë.

“Synojsha me bo një version modern për me u gjallëru edhe më shumë kjo këngë se e meriton edhe vija melodike është ekstra perfekt. “, tha Bujupi duke shtuar se edhe tema e tekstit është edhe me motive kombëtare.

Ai madje pati fjalë të mira edhe për kolegun e tij Shapt Kasapin.

“Kur kam marrë vesh se çfarë njeri është më ka pëlqyer edhe më shumë;, tregoi Ardian Bujupi.

“Për mu ka qenë e çuditshme sa i madh është Shpati, nuk e kam prit që është dy metra”, tha Bujupi/21Media

Related posts

Rihanna në pritje të ëmbël! Konfirmon shtatzëninë e saj të dytë në shfaqjen e “Super Bowl”

admin

Agjëroi nga fillimi deri në fund, Yll Limani në Bajram flet për përvojën e tij gjatë muajit të Ramazanit

admin

U tha se i prishën raportet por Klea Huta nuk mungoj në dasmën e Kiares

admin

Leave a Comment