KOSOVË

Von Cramon ngre paralele mes protestave në Beograd dhe arrestimit të policëve të Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë të enjten se Serbia, si vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatojë sundimin e ligjit, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’i largojë sa më shpejt policët e arrestuar të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, von Cramon ka thënë se protestat kombëtare që po zhvillohen në Beograd ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se janë arsyeja kryesore mbrapa veprimit “të tepruar dhe të papërshtatshëm” ndaj zyrtarëve kufitarë të Kosovës.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion të brendshëm? Ata analizojnë rrugë për ta larguar vëmendjen prej problemeve të brendshme. Një shembull klasik duket se është incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në Beograd është protestuar gjashtë herë në javët e fundit me thirrjet për dorëheqje të Vuçiqit.

Protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj reagimit të Qeverisë së Serbisë kundrejt sulmeve me të shtëna masive, në fillim të majit, në të cilat kanë humbur jetën 18 persona.

Related posts

Rama takon Vuçiçin në Beograd: Vonimi i Asociacionit është gabim strategjik! Vuçiç: Duam paqe

admin

Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Veri

admin

Tragjedi në Serbi! 14-vjeçari vrau 8 bashkënxënës dhe rojën e shkollës

admin

Leave a Comment