SHQIPËRI

Sali Berisha: Rama me urdhër të Vuçiqit e anuloi takimin me Kosovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përmes një reagimi e ka cilësuar si një akt tradhtie ndaj Kosovës vendimin e Edi Ramës për të anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e parashikuar të zhvillohej në 14 qershor në Gjakovë.

Berisha thekson se Rama i tërbuar nga refuzimi që i bënë qytetarët dhe qeveria e Kosovës draftit të tij, vendosi të anulojë mbledhjen e dy qeverive, e cila i shërben vetëm Vuçiçit.

Reagimi i Berishës:

Rama me urdhër të Vuçiç anulon takimin me qeverinë e Kosovës!

Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së Neë York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç.

Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdo përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.

Related posts

Nuk negocioi por u vra, ky është 62-vjeçari që hapi zjarr ndaj RENEA-s

admin

Borrell, Serbisë: Lidhjet e ngushta me Rusinë s’janë në përputhje me rrugën drejt BE-së

admin

Foto e dhimbshme: Babai i moshuar shikon trupin e djalit të vrarë në Kavajë, e vranë para syve të tij

admin

Leave a Comment