Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, ka ftuar shqiptarët të votojnë kandidatët shqiptarë, duke theksuar: Voto shqip!
“Edhe pse investimet dhe avancimet në komunën e Tuzit kanë kaluar të gjitha pritshmëritë që qytetarët kishin kur për herë të parë u formua Forumi i Partive Shqiptare të gjitha ato që meritojmë nuk u arritën. Në një shtet si Mali i Zi ndoshta ato as nuk do të arritën por një gjë është e sigurtë: në Malësi, të bashkuar me një përfaqësim politik, që nga okupimi nuk kemi patur më shumë dinjitet dhe mirëqënie dhe kjo e gjitha falë rilindjes kombëtare dhe politike të Malësisë që filloi me bashkimin”, ka theksuar Sinishtaj.
Postimi i plotë i z. Sinishtaj:
Të zgjedhësh (votosh) një përfaqësues që të jetë kujdestari i të drejtave tuaja është një investim në të ardhmen tuaj. Të besosh të ardhmen dhe të drejtat e tua një elementi të ri të sistemit të vjetër që është krijuar për t’i mohuar ato është një oksimoron, përkufizimi i sindromës së Stokholmit. Një ujk me pelhurë qengji që tenton të zhysë dhëmbët në elektoratin shqiptar në Mal të Zi nuk është diçka e re.
Sikur ky që erdhi sot erdhën edhe knjazat tjerë, Nikolla, Gjukanoviqi dhe gjithë të tjerët në mes të tyre. Çdo herë thonin se ata janë “demokrat”, “Europian” dhe se ata din më mirë për nevojat tona se sa dimë ne.
Të kalosh gjithë Malësinë, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Krajën dhe të kërkosh shpëtimin dhe mirëqënien në Cetinë dhe Podgoricë nuk është as qytetërim as modernizim, por është mosnjohje e historisë dhe ai që nuk njeh historinë është i destinuar për ta përsëritur .
Edhe pse investimet dhe avancimet në komunën e Tuzit kanë kaluar të gjitha pritshmëritë që qytetarët kishin kur për herë të parë u formua Forumi i Partive Shqiptare të gjitha ato që meritojmë nuk u arritën. Në një shtet si Mali i Zi ndoshta ato as nuk do të arritën por një gjë është e sigurtë: në Malësi, të bashkuar me një përfaqësim politik, që nga okupimi nuk kemi patur më shumë dinjitet dhe mirëqënie dhe kjo e gjitha falë rilindjes kombëtare dhe politike të Malësisë që filloi me bashkimin.
Në qoftë se aq të ofenduar e keni gjetur vetën tuaj nga ky zhvillim dhe emancipim dhe asesi nuk mund ta votoni Forumin shqiptar atëherë keni edhe një opcion shqiptar dhe në qoftë se as ky opcion nuk ju përmbush kushtet por duhet të jetë një grup jo-shqiptar atëherë ju jeni pjesë e problemit shqiptar nën Mal të Zi!
E di se shpesh disa shërbëtor të sigurimit me fansat e tyre kanë menduar se më ofendojnë duke më quajtur “nacionalist” ose edhe “ultranacionalist” dhe po shfrytëzoj rastin ti falëndëroj dhe ti përshendes sepse më kanë nderuar!
Edhe ky shkrim do të etiketohet si nacionalizëm nga ata që me dashje ose pa dashje ende i shërbejnë projektit famëkeq të “vëllazërim bashkimit”. Koncept që shqiptarët i kërkonte të sllavizuar për hir të vëllazërimit, dhe vetëmohimin e tyre e quante bashkim! Për ata nostalgjikët besoj se është një opcion në zgjedhjet e të dielës “Boro dhe Ramizi”, edhe pse emrat i kanë ndryshuar!
Voto Shqip