SPORT

Shqiptari nuk humb kohë, firmos në Rumani

Pasi mbylli zyrtarisht aventurën me Teutën në Abissnet Superiore, Sherif Kallaku ka gjetur edhe skuadrën e re për sezonin e ardhshëm.

Fantazisti është transferuar në Rumani tek skuadra e Sepsi teksa përgatitet të nisë aventurën e dytë jashtë Shqipërisë duke qenë se më herët ai është aktivizuar edhe në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit.

Sezonin e fundit, skuadra e Sepsi e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë ndërsa ishte pjesë e skuadrave që luftuan për titullin.

Tashmë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm,

Sepsi do të ketë një vlerë të shtuar në fazën ofensive me Kallakun që ka cilësinë për të bërë skuadrën e tij të gjejë më lehtë rrugën e rrjetës. Kujtojmë se 25-vjeçari nuk do të jetë shqiptari i vetëm në radhët e Sepsi pasi aty aktivizohet edhe mesfushori Enriko Papa.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Festival i basketbollit në Rahovec, publikohet orari i ndeshjeve

admin

Peles i del një “problem” për së vdekuri

admin

Interi me sfida të bujshme verore përpara

admin

Leave a Comment