SHOWBIZ

Keqpërdorimi i kanabisit shton rrezikun për skizofrenisë

Analizimi i të dhënave të regjistrit danez me rreth 6.5 milionë banorë, për rreth 5 dekada, ka treguar gjatë kësaj periudhe rreth 60 mijë të regjistruar për keqpërdorim kanabisi dhe rreth 45 mijë të diagnostikuar me skizofreni.

Keqpërdorimi i kanabisit e ka rritur për 2 herë mundësinë e zhvillimit të skizofrenisë, mirëpo në grupmoshën 16-20 vjeçare, rreziku në meshkujt është trefishuar krahasuar me femrat.

Hulumtuesit vlerësojnë se në meshkujt 16-49 vjeçarë, rreth 15% të rasteve të zhvillimit të skizofrenisë do të mund të parandaloheshin po qe se nuk do të keqpërdorej kanabisi (krahasuar me 4% te femrat).

Kur bëhet fjalë për meshkujt 21-30 vjeçarë, rastet që do të mund të parandaloheshin arrijnë në 30%.

Banner

Related posts

WhatsApp me opsion të ri

admin

Ujë, fruta e perime, jo mish dhe alkool

admin

VIDEO/ 13-vjeçarja shqiptare lë pa fjalë publikun dhe jurinë e “The Voice” në Gjermani

admin

Leave a Comment