SPORT

Teuta mbetet pa trajner – Kreu

Edi Martini nuk është më trajner i Teutës dhe verë klubi e ka zyrtarizuar diçka të tillë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi durrsak njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me Martinin.

Për Martinin ky është hera e tretë që largohet nga skuadra bregdetare.

Më parë, ai ishte larguar dhe rikthyer por si duket, këtë radhë do të ketë një tjetër aventurë.

Vllaznia është në pritje të trajnerit shkodran dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në krye të stolit kuqeblu.

Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Ancelotti nuk dëshiron të flet për yllin e Dortmund

admin

Salzburgu mposht Romën, mjafton goli i Capaldos

admin

Trajneri i Barcelonës mbron futbollistin e Realit

admin

Leave a Comment