KOSOVË

Rama pas takimit me presidentin francez, zbulon se çfarë u bisedua

Banner

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, më të cilin ka biseduar rreth situatës në rajon.

Takimi është zhvilluar në margjinat e konferencës GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë.

“ Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, ka shkruar Rama.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka zhvilluar takim me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Banner

Related posts

Mbi 100 mijë përpjekje për të kaluar ilegalisht nga Turqia në Bullgari në vitin 2023

admin

Situata në Kosovë, nesër tubim në Tiranë para kryeministrisë

admin

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

admin

Leave a Comment