KOSOVË

Me Amerikë nuk ka lojë, i thotë Arifi kryeministrit Kurti

Duke dënuar ashpër dhunën në veri të Kosovës, Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ki ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ruajë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është e rëndësishme dhe jetike që të kemi një Republikë të Kosovës e cila ka një sovranitet të shtrirë në gjithë territorin e saj, por kjo arrihet vetëm me sinkronizim dhe koordinim me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifi në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që “me përkushtimin më të thellë të ruajë marrëdhëniet e ndërtuara me dekada me miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Me Amerikë nuk ka lojë!”, ka thënë Arifi ndër të tjera./21Media

Banner

Related posts

Asociacioni, kusht për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

admin

Katër raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

admin

Tre burra e rrëmbyen dhe e dhunuan një grua

admin

Leave a Comment