KOSOVË

Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me SHBA-të, të ndryshojë urgjentisht qasjen

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i rrezikuar raportet Kosovë – SHBA dhe se duhet “urgjentisht të ndryshojë qasje”.

Reagimi i PDK-së ka ardhur pas deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që tha se anulimi i stërvitjeve “Defender Europe ‘23” është “dënimi i parë për Kosovën”, ndërsa po ashtu tha se SHBA-ja “ka pak entuziazëm të angazhohet për Kosovën”.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë për veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët strategjikë të vendit tonë, që tashmë kanë filluar të rezultojnë me ndëshkime të drejtpërdrejta, pasi Kosova u përjashtua nga stërvitja më e madhe ndërkombëtare e NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”. Ky përjashtim është shenjë konkrete e përkeqësimit të raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe NATO-s dhe është paralajmërim për pasoja të tjera, nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk fillon të sillet në mënyrë të përgjegjshme”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Kryesia e PDK-së ka dënuar fuqishëm dhunën e grupeve kriminale të drejtuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës të hënën, e ve[anërisht kundër përfaqësuesve të mediave, që janë penguar dhe sulmuar në kryerje të detyrës.

PDK-ja ka thënë se kryetaraët e Zubin-Potokut dhe Zveçanit kanë treguar maturi.

“Anëtarët e Kryesisë shprehën mbështetje të plotë për kryetarët e komunave të Zubin Potokut dhe Zveçanit, që vijnë nga radhët e PDK-së, të cilët me përgjegjshmëri kanë treguar gatishmëri për t’ju shërbyer të gjithë qytetarëve, pa dallim, por edhe bëjnë thirrje për rikthimin e normalitetit për të mundësuar zbatimin e mandateve të tyre. Edhe një herë, duke pasur parasysh peshën dhe kompleksitetin e situatës si dhe tensionet e ngritura në pjesën veriore të vendit, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës i bën thirrje Presidentes dhe Kryeministrit që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës vlerëson se situata e krijuar kërkon qasje të përgjegjshme të institucioneve të Kosovës e jo veprime populiste të momentit që mund të sjellin pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit. Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e çfarëdo manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cenon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë dhe që rrezikon të ketë pasoja afatgjata për shtetin tonë”, thuhet nga PDK-ja.

Related posts

“Sanksionet do dëmtojnë Kosovën”, Alarmi i FMN-së: Zgjatja në kohë, pasoja për ekonominë

admin

Shënohet 78-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia

admin

Tensionohet protesta, hidhen tymuese, protestuesit përplasen me policinë

admin

Leave a Comment