KOSOVË

“Situata në veri e tensionuar”, Von Cramon publikon një video nga Ura e Ibrit

Banner

Pas vizitës së saj në veri të vendit, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka publikuar një video në rrjetet sociale duke  nga Ura e Ibrit

Në video ajo thotë se se situata është e tensionuar deri sa flet edhe për policinë e Kosovës.

“Jam mbi Urën që ndan veriun dhe jugun e Mitrovicës, sot kam qenë në veriun e Kosovës ku kam kaluar ditën duke folur me përfaqësues të shoqërisë civile, opozitën, forca policore dhe institucione në veri. Duhet ta pranoj se është shumë situatë e tensionuar. Pamë shumë automjete të armatosur, forca të armatosura, nuk e di nëse kjo është një ide e mirë në këtë situatë duke futur me forcë kryetarët e zgjedhur të komunave në ndërtesat e komunave”, thotë ajo

“Kryetarët e rinj edhe pse të zgjedhur de jure, nuk kane force të legjitimitetit për tu futur në ndërtesë me forcë, teksa ajo shton se duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme dhe duhet të ndërtohet besimi në mes të komuniteteve.”

“Mendoj se duhet të mendojmë dy herë me të vërtetë për masa të ndërtimit të mirëbesimit, për zgjidhje të mençura dhe të gjeturit mënyra të qëndrueshme të ndërtimit të masave të mirëbesimit në veri të Kosovës”, shtoi Von Cramon./21Media

Banner

Related posts

Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

Gjyla Halili

Garat Formula 1 në ujë do të mbahen në Shqipëri, Rama thotë se edhe garat F1 me makina do të vijnë në Elbasan

admin

Millosheviq u bind që po humbiste

admin

Leave a Comment