KOSOVË

Kosova të mos bëjë hapa të njëanshme dhe destabilizuese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se ka folur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell për Kosovë.

Ai u shpreh se Prishtina dhe Beogradi tani duhet të angazhohen në dialog dhe se Prishtina nuk duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm [email protected]_KFOR do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, shkroi ai në “Twitter”.

Më 26 maj, në komunën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe./21Media

Banner

Related posts

Nuk kam kontaktuar me Kurtin, Kosova të konsultohet me SHBA

admin

Lladrovci vlerëson arritjet e Dr. Ibadete Bytyqit dhe Qëndrim Thaçit: Faleminderit që na bëni krenarë!

Gjyla Halili

Loxha-Stublla: Në procesin e Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë nuk jemi konsultuar dhe shumë shpesh nuk jemi përfshirë

Gjyla Halili

Leave a Comment