AKTUALE

BDI përshendet miratimin e ligjeve për Korridorin 8 dhe 10-D

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e sotëm të Kuvendit për miratimin e ligjeve që trasojnë rrugën e ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D, projekteve më të mëdha infrastrukturore në historinë e vendit.

Është për t’u vlerësuar lartë veprimi i sotëm i shumicës së deputetëve që me votën e tyre i dhanë fund bllokadës tendencioze të opozitës, e cila fatkeqësisht vendosi të rreshtohet kundër këtij projekti kapital, duke tentuar me çdo kusht nxirjen e tij edhe përkundër faktit që ai ka përkrahjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Opozita e kryesuar nga Mickoski vendosi të votojë kundër projektit që nënkupton dimension të ri zhvillimi dhe qarkullimi efikas, por sërish nuk do t’ia dalë të mbajë peng zhvillimin ekonomik të vendit, KORRIDORET DO TË NDËRTOHEN!

Historia do t’i mbajë mend sot ata që votuan “pro” një kauze të drejtë zhvillimi, ashtu siç do t’i mbajë mend edhe ata që u rreshtuan kundër kësaj kauze dhe në dëm të qytetarëve.

Qeveria, pjesë e së cilës është Bashkimi Demokratik për Integrim, ka fokus primar realizimin e korridoreve dhe të gjithë eksponentët e saj mbesin në mënyre transparente të hapur për opinionin në çdo hap të procedurave të realizimit të investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.

Banner

Related posts

Bytyqi: Kompanitë vendase të mbështetura nga Ligji për Mbështetjen Financiare krijuan mbi 5.000 vende pune

Gjyla Halili

KSHZ: Fronti Europian në epërsi me 108.114 të votave ndaj VLEN-it me rreth 86.375 të votave

Gjyla Halili

Mexhiti: Kot i fërkoni duart, VLEN-i nuk përçahet!

Gjyla Halili

Leave a Comment