SPORT

“Gjigandët” e Premier League vihen pas kroatit

“Gjigandët” e Premier League vihen pas kroatit!

Pas një sezoni katastrofik, ku nuk arritën as të kualifikoheshin për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, “të kuqtë” e Liverpool pritet të rifreskojnë totalisht mesfushën e tyre gjatë merkatos së verës dhe pas argjentinasit Alex Mac Allistar, “preja” e radhës duket të jetë një tjetër “yll” nga rivalët e Premier League.

Sipas mediave britanike, në listën e “të preferuarve” të teknikut Jurgen Klopp është kroati i Chelsea, Mateo Kovaçiç, me 29-vjeçarin që ka një kontratë me “blutë” deri në vitin 2024 dhe me rinovimin që nuk duket të vijë, klubi mund ta shesë “fantazistin” në këtë merkato vere.

Mirëpo, edhe pse të interesuar për Kovacic, “të kuqtë” e Liverpool duhet të përballen me “rivalët” e Manchester United e Manchester City për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat, i cili pritet të nisë një “aventurë” të re këtë sezon..

/BotaSot/

Banner

Related posts

Endrick më mirë se Ronaldo Nazario dhe Neymar

admin

Rashica shënon gol në fitoren e Galatasarayt në miqësore

admin

Mund të largohet – Kreu

admin

Leave a Comment