KOSOVË

Shqipëri, lirohen nga paraburgimi rusët e akuzuar për spiunazh

Pas nëntë muajve në paraburgim, dy shtetasit rusë, Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin, si dhe shtetasi ukrainas, Fedir Alpatov janë liruar me vendim të Gjykatës së Elbasanit në Shqipëri.

Tre personave të akuzuar nga autoritetet shqiptare për spiunazh, u ka përfunduar afati i paraburgimit dhe për këtë arsye gjyqtarja Matilda Fetahu, urdhëroi lirimin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Elbasanit, me argumentin se masa e sigurisë “arrest me burg”, e ka humbur fuqinë ligjore për shkak se janë tejkaluar afatet.

Megjithatë hetimet për akuzat e ngritura ndaj tre blogerëve do të vazhdojnë.

Timofeeva dhe Alpatov do të hetohen në gjendje të lirë.

Ata do të paraqiten një herë në muaj në policinë gjyqësore dhe e kanë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Për Mikail Zorin është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Ai ka dorëzuar pranë gjykatës kontratën e qirasë në banesën ku do të qëndrojë dhe nuk mund të dalë prej saj, në bazë të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij.

Prokuroria ka deklaruar, në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, për lirimin e tre të akuzuarve se, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar për shkak “të kompleksitetit të çështjes”.

Pak kohë më parë, Gjykata e Elbasanit mori parasysh kërkesën e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, për të mos u ekstraduar në Rusi.

Ajo pretendonte se nëse ekstradohej do të përndiqej dhe do t’i rrezikohej jeta, pasi ka mbajtur qëndrime kundër regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Related posts

Kosova nuk mund t’i përdorë Bayraktarët pa autorizimin e KFOR-it

admin

Vuçiq: Kërkesa për formimin e komunave shqiptare në Serbi është e pakuptimtë

admin

Pritje kilometrike në “Bogorodicë” për dalje nga vendi

admin

Leave a Comment