SHOWBIZ

Në Portugali janë të bindur, Cristiano Ronaldo dhe Georgina janë ndarë

Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodríguez. Kështu shkruan portugezja “Gente”. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro (nëna e Ronaldos), garanton se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”. “

Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai. Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Georginas. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij.

“Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.

Banner

Related posts

Arta Kabashi konfirmon lidhjen me një personazh të njohur publik

Gjyla Halili

Video/ Michael Jackson dikur mbylli një supermarket të tërë që të pretendonte të blinte ‘si një person normal’ (fotot)

admin

Si do të ndikojë kalimi i Diellit në Ujor në të gjitha shenjat e zodiakut gjatë muajit shkurt!

admin

Leave a Comment