SHOWBIZ

Pse është e rëndësishme për planetin tonë zhdukja e unazës së Saturnit?

Unazat e Saturnit, që e bëjnë një prej planetëve më të veçantë të sistemit tonë diellor, mund të mos ekzistojnë edhe për shumë kohë.

Sipas një studimi të fundit, të dhënat e mbledhura nga misioni “Cassini” i NASA-s, që fluturoi rreth planetit të gaztë nga viti 2004 deri në vitin 2017, tregojnë edhe për sa kohë do të ekzistojnë unazat dhe kur do të zhduken.

Sipas të dhënave zyrtare shkencore, sistemi ynë diellor është formuar rreth 4,6 miliardë vite më parë dhe studiuesit gjithmonë kanë debatuar për origjinën e këtyre unazave. Disa astronomë thonë se ato mund të jenë më të reja sesa mendohej më parë dhe janë duke u gërryer nga përplasja me asteroide apo meteorë përgjatë miliarda viteve.

Sipas të dhënave, këto unaza të akullta mund të jenë shfaqur shumë kohë pas krijimit të Saturnit. Me shumë gjasa ato do të kenë qenë duke u formuar ndërkohë që në Tokë ishin shfaqur dhe jetonin dinozaurët.

Studiuesit mendojnë se edhe unazat rreth Neptunit dhe Uranit ishin dikur me ngjyrë më të çelët, njëlloj si ato të Saturnit, ndërsa sot janë të errëta. Ata nuk e dinë me saktësi çfarë i krijoi këto unaza, por një hipotezë është se hënat që vërtiten rreth planetit gjigant kanë lëvizur material të mjaftueshëm akulli dhe pluhuri hapësinor, sa për t’i krijuar ato.

“Nëse zbulojmë se çfarë ndodhi me unazat e Saturnit qindra milionë vite më parë, atëherë mund të zbulojmë edhe informacione të tjera të vlefshme rreth hënës së këtij planeti, Enceladus, dhe ndoshta gjejmë edhe “themelet” e shenjave të jetës atje”, thotë për CNN Richard Durisen, profesor emeritus i Astronomisë në Universitetin “Bloomington”, në Indiana, SHBA dhe bashkautor i studimeve.

Related posts

Çfarë shkakton në organizëm dhe kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

admin

Debate mes Kristit dhe Zhaklinës: Mes teje dhe Oltës nuk ka miqësi

admin

Publikohet video, Shyhrete Behluli i dedikon këngë nipit në festën e synetisë

admin

Leave a Comment