SHOWBIZ

Ndryshimi i ri i Netflix sjell një lajm të keq për të gjithë adhuruesit e kinematografisë!

Banner

Tashmë Netflix po sjell ndryshimin që kishte kohë që e paralajmëronte. Ata që ndajnë fjalëkalimet e tyre me përdoruesit e tjerë, tani e tutje do të paguajnë një tarifë që kap shifrën e një abonimi shtesë.

Platforma e madhe e transmetimit ka zbuluar shumën që një përdorues do të duhet të paguajë për të ndarë llogarinë e tij me persona të tjerë. Ata që paguajnë për paketën bazë të Netflix nuk do të mund të shtojnë një person shtesë në llogarinë e tyre.

Sipas Netflix, ata që paguajnë paketën e abonimit të rregullt prej 10,99 € do të duhet të paguajnë 7 euro shtesë çdo muaj në rast se kapen duke ndarë kodin e tyre. Gjithashtu, ata që paguajnë paketën më të shtrenjtë Premium që ofron rezolucion 4K (13,99 euro), do të kenë mundësinë të shtojnë dy anëtarë shtesë për 7,99 euro çdo muaj.

Nëse një përdorues nuk paguan, atëherë ai nuk do të ketë akses në llogarinë e tij. Ky veprim do të prekë më shumë se 100 milionë abonentë të Netflix që shikojnë seriale dhe filma në platformë përmes një kodi që ndajnë me dikë që njohin, një mik apo një të afërm.

Banner

Related posts

Angelina Jolie drekoi me miliarderin David Mayer de Rothschild, arsyeja do ju surprizojë

admin

Nuk do ta besoni se çfarë roli do të ketë Olta dhe Luizi në filmin e përbashkët

admin

Shkencëtarët identifikojnë përbërësin sekret në pikturat e Leonardo da Vinçit

admin

Leave a Comment