Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe delegacioni shtetëror – kishtar në përbërje: Arbër Ademi, koordinator i BDI-së; Sonja Mirakovska, zëvendës-koordinatore e LSDM-së; Dafina Stojanoska, zëvendës-koordinatore e VMRO-DPMNE-së; Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit, Elena Jovanovska Grujovska, drejtoreshë e Institutit për Gjuhë Maqedonase; Darijan Sotirovski, kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze; z. Pimen, mitropolit evropian dhe ati dr. Zoran Stojanov kishin Audiencë te Papa Francisk.
Kryetari Xhaferi, duke ia uruar 10 vjetorin e Pontifikatit Papës Francisk, nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë jamnë të ndërlidhura në mënyrë të pandashme përmes lidhjeve historike të personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët dhe bazohen mbi traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare. Ekziston potencial i gjerë për avancimin e mëtejmë të këtij partneriteti, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, sidomos përmes Bibliotekës Nacionale “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Bibliotekës së Vatikanit, si edhe mes Arkivit të Fshehtë të Vatikanit dhe Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut; ndërmjet Institutit të Historisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe Bibliotekës së Vatikanit dhe Arkivit për shkëmbimin e punëtorëve shkencorë-kërkimorë, si edhe nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes ndër-shtetërore për rregullimin e kompetencave në fushën e arsimit sipëror ndërmjet dy shteteve, sipas modelit të marrëveshjeve të ngjashme që i ka Selia e Shenjtë me vendet e Rajonit.
Xhaferi theksoi se “Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet multietnik, multikulturor dhe multikonfesional ku ka traditë të thellë të tolerancës nder-fetare, respektohen ndjenjat e ndryshme fetare dhe kultivohen liritë konfesionale. Bashkësitë fetare dhe grupet religjioze kanë shkallë të lartë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe kishat veprojnë pa pengesa në realizimin e qëllimeve të veta. Ekziston bashkëpunim i frytshëm me Kishën Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe roli i saj konstruktiv krahas religjioneve tjera është fondament plotësues i vlefshëm i bashkë ekzistimit religjioz.“
Mesazhi themelor i Papës Francisk në takim ishte uniteti rreth sigurimit të paqes në Evropë dhe uniteti në përpjekjet për proceset eurointegruese.
Kryetari Xhaferi i dhuroi Papës Francisk ikonë grafike Zoja e Trëndafilit që nuk Venitet nga shekulli i XIX-të dhe ekzemplar të filmit dokumentar të metrazhit të gjatë „Frika“. Me rastin e 10 vjetorit të Pontifikatit të Papës, Xhaferi i dhuroi ekzemplar unik- kuti në drugdhendje.
Pas Audiencës te Papa Francisk, Kryetari Xhaferi realizoi takim edhe me kardinalin Parolin dhe monsinjorin Galager. Në takim Kryetari Xhaferi e potencoi vizitën zyrtare të kardinalit Parolin në vitin 2016 dhe vizitën e parë në përgjithësi të një sekretari të Marrëdhënieve me Shtetet e Kishës Romako-Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke shprehur shpresë se pas këtyre vizitave, do të vijojnë vizita të ardhshme të nivelit të lartë në drejtim të dinamikës së bashkëpunimit bilateral me Selinë e Shenjtë. “Besoj se marrëdhëniet diplomatike bilaterale të cilat vitin e ardhshëm rrumbullakohen në 30 vite, do të fitonin në intensitet në mënyrë plotësuese dhe do të hapeshin mundësi të reja të bashkëpunimit në qoftë se në Shkup hapej Nunciatë e Selisë së Shenjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,” tha Xhaferi.
Kardinali Parolin në elaborimin e vet e vu theksin në marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Selinë e Shenjtë dhe çështjet që janë me interes të ndërsjellë të të dyja palëve dhe që janë në proces të rregullimit.
Pas vizitave zyrtare, delegacioni mori pjesë në Lutjen në Bazilikën San Klemente të cilën e drejtonte mitropoliti evropian, z. Pimen.