SPORT

Kërkohet me këmbëngulm nga Fenerbahce

I ardhur me shumë bujë një vit më parë nga Liverpool, sulmuesi belg Divock Origi nuk ka lënë shumë gjurmë te Milani këtë sezon.

Ai ka realizuar vetëm dy gola në 35 ndeshje ku është aktivizuar me kuqezinjtë, ndaj dhe lamtumira e sulmuesit 28-vjeçar duket e paevitueshme.

Sipas mediave italiane, Origi pritet të largohet këtë verë dhe kërkesat në adresë të tij nuk mungojnë, kryesisht nga Premier League.

Gjithsesi, destinacioni i belgut mund të jetë Turqia, ku kërkohet me këmbëngulm nga Fenerbahce, gati të paguajë për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Blerta Bytyqi fituese e garës “8 Marsi – Kupa e Prizrenit”

admin

Askush si ai në Champions

admin

Sportistja amerikane ia kalon edhe Beyonces me ndjekës në rrjetet sociale  

admin

Leave a Comment