SHOWBIZ

Mozzik përfundon në polici

Reperi i njohur shqiptar Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu, thuhet se është marrë në pyetje nga policia mbrëmjen e së martës, më 16 maj, pasi dyshohet se ka kërcënuar një person.

Sipas mediave në Kosovë, artisti dyshohet se ka kanosur me armë një person, si pasojë e një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur me njëri – tjetrin që thuhet de kaloi në kërcënime.

Pasi u mor në pyetje nga policia, reperi është liruar në procedurë të rregullt. “Telegrafi” raporton se ka marrë një prononcim nga Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka thënë:

“I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi kanosja nuk ka qenë e atij niveli shumë serioz. Kanosja ka ekzistuar mirëpo nuk ka qenë me seriozitet për rrezik se mund të përsëritet, prandaj nuk është ndaluar. Arma me leje është sekuestruar. Dy dëshmi i kemi lidhur me rastin dhe hetimet janë duke vazhduar në këtë drejtim”. 

Banner

Related posts

Çfarë duhet të dini për dhimbjen në njërën anë të kokës

admin

Halle Bailey iu drejtohet të gjithë atyre që kritikuan rolin e saj si Ariel në “The Little Mermaid”

admin

“Një film horror”, Paris Hilton flet për abuzimin ndaj saj në adoleshencë, në një konvikt 

admin

Leave a Comment