Sezoni ka përfunduar për Nicolo Fagiolin.
Duke e larguar nga fusha me barelë gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sevilla, mesfushori i Juventusit pësoi një thyerje të klavikulës së djathtë dhe do të duhet t’i nënshrohet një operacioni.
Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi me një deklaratë zyrtare.
“Nicolo Fagioli, pas dëmtimit të marrë dje në mbrëmje gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus, pësoi një frakturë në kockën e djathtë të klavikulës.
Sot pasdite ai do t’i nënshtrohet testeve të tjera instrumentale në “J Medical” dhje nesër do t’i nënshtrohet një operacioni dhe më pas do të nisë procesin e rehabilitimit”, thuhej në njoftimin e klubit bardhezi.
Për momentin nuk është ende e qartë se sa do të duhet të qëndrojë Fagioli jashtë fushave, por flitet për një ndalesë prej të paktën dy muajsh, duke humbur kështu pjesën e mbetur të sezonit.
/BotaSot/