KOSOVË

Jakov Milatoviq nesër do të inaugurohet si president i Malit të Zi

Banner

Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviq do të bëhet nesër në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë, ku do të marrin pjesë mbi 200 personalitete, raporton Anadolu.

Ceremonia e betimit dhe marrja zyrtare e detyrës fillon në orën 12:00 në Kuvend ndërsa pas inaugurimit Milatoviq ka organizuar pritje së bashku me bashkëshorten e tij Milena në vilën Gorica.

Përgatitjet për inaugurimin janë duke ecur mirë dhe priten më shumë se 200 të ftuar, përfshirë zyrtarë nga rajoni, një numër i madh ambasadorësh jorezidentë dhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Siç njoftoi dje Milatoviq, në inaugurim do të marrin pjesë shumica e krerëve të shteteve nga rajoni. Në inaugurim do të marrë pjesë edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ndërsa ardhjen e kanë konfirmuar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq.

Mes zyrtarëve evropianë është e sigurt prania e Oliver Ropke, presidentit të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social të Komisionit Evropian (KE) si dhe i të dërguarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich.

Banner

Related posts

Kosova të mos bëjë hapa të njëanshme dhe destabilizuese

admin

Rama del nga spitali pas operimit të zorrës qorre

admin

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

admin

Leave a Comment