SHQIPËRI

Vuçiq diskuton me Cholletin, Kosova temë diskutimi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me këshilltarin special, në Departamentin e Shtetit Amerikan, Derek Chollet.

Sipas mediave serbe temë diskutimi ishte Kosova, bashkëpunimi dypalësh Serbi-ShBA si dhe situata në rajon.

”Vuçiq dhe Chollet, deklaruan se marrëdhëniet serbo-amerikane po zhvillohen në një drejtim të mirë, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, siç dëshmohet nga rritja e shkëmbimeve tregtare, njoftoi shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Serbisë”, specifikon Tanjug.

Tutje theksohet që presidenti serb, i ka theksuar diplomatit amerikan se sot është vendosur fluturimi i Air Serbia ndërmjet Beogradit dhe Çikagos, i cili do të forcojë edhe më shumë lidhjet serbo-amerikane.

Banner

Related posts

Veliaj: Ne duhet të bëjmë diferencën, beteja jonë është me dy vjetërsira që duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa

admin

Protesta dhe incidente në Kuvend/ Në sallë iku edhe energjia elektrike, opozita bllokoi foltoren! Çfarë ndodhi sot në Parlament

admin

Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, zbardhen emrat e Komisionit Zgjedhor

admin

Leave a Comment