SHOWBIZ

Facebook dërgon automatikisht kërkesa për miqësi pasi vizitoni një profil

Banner

Një numër i përdoruesve të Facebook u ankuan për një gabim të papritur të premten. Domethënë, kur vizitonin profilet e njerëzve të tjerë, kërkesat për miqësi dërgoheshin automatikisht.

Gjegjësisht, shumë përdorues të Facebook-ut pohuan se pas vizitës në profilet e të tjerëve, faqja dërgonte automatikisht kërkesa për miqësi.

Ky “bug” ka vënë në një situatë të pakëndshme shumë njerëz që ishin angazhuar në spiunimin e ish-partnerëve.

Meta, kompania që zotëron Facebook, njoftoi zyrtarisht se ata kanë rregulluar një gabim “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”.

“Ne kemi parandaluar që kjo të ndodhë dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, shtuan nga Facebook.

Ky gabim i fundit vjen pasi kompania mëmë e Facebook, Meta, është në mes të pushimeve masive nga puna, të cilat kanë bërë që kompania të pushojë të paktën 13 për qind të stafit të saj, duke pushuar nga puna më shumë se 11,000 njerëz.

Muajin e kaluar, një problem me reklamat në Facebook ngarkoi shumë përdoruesit dhe e detyroi kompaninë të ndalonte për një kohë të gjitha reklamat.

Banner

Related posts

Britney Spears dyshon se Sam Asghari ka punuar me babain e saj fshehurazi për ta mbyllur në konservator

admin

Brian May, kitaristi legjendar i grupit rock Queen, merr titullin kalorës nga Mbreti Charles III

admin

Olta u kujdes kur ai ishte sëmurë/ Luiz: E bëri për lojë, donte të dukej mirë tek publiku! Arbër Hajdari: Sjellja e Kiarës arrogante

admin

Leave a Comment