SHQIPËRI

Nuk ndalen tragjeditë në Serbi, 13-vjeçari i sulmon me sëpatë fqinjët

Një 13 vjeçar serb mbrëmë i ka sulmuar me sëpatë fqinjët e tij, një djalë 17 vjeçar dhe nënën e tij 57 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Radojevë afër Nova Crnjës.

Siç raporton gazeta serbe “Blic”, 17 vjeçari është gjetur i prerë në bark, ndërsa nëna e tij me lëndime në kokë, përcjell Insajderi.

Të njëjtit ndodhen në qendrën emergjente dhe janë në rrezik për jetën.

Fqinjët e të lënduarve kanë thënë se ata nuk kishin pasur probleme në të kaluarën.

Ndërkohë, prindërit e të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimet për moskujdes dhe keqtrajtim të fëmijës së mitur.

Për shkak të vrasjeve të fundit në Serbi ku sulmues ishin të miturit,  presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar që qytetarëve të iu merren armët pa leje. /GazetaInsajderi

Banner

Related posts

“Me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve…”, postimi qesharak i kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut

admin

Rritja e pagave për FA, Rama: Do të jemi në mesataren e lartë të NATO-s brenda pak vitesh

admin

Deputeti i VV-së akuzon opozitën për afera të shpikura ndaj Qeverisë

admin

Leave a Comment