SHOWBIZ

Jemi shumë krenarë që përfaqësojmë Shqipërinë

Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, nga Liverpuli, kanë performuar në tapetin e Eurovizionit 2023, ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me dy prezantuesit e kësaj ngjarje, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek, të cilët e komentuan familjen Kelmendi “plot me ngjyra”.

Albina, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Duje”, i është përgjigjur edhe kureshtisë së prezantuesve, nëse paraqitja e saj në Eurovizion ka qenë edhe ëndërra e gjyshit të saj.

“Ka qenë ëndërra e gjyshit me prezantuar Shqipërinë në Eurovizion. Ne jemi shumë krenar që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë”- komentoi Albina.

Gjatë bashkëbisedimit, familja Kelmendi ka komentuar edhe veshjen e saj, si dhe bizhutë e vendosura në fustan.

“Janë bizhu të vjetra ilire, të cilat përfaqësonin gruan e fortë shqiptare. Ato janë të improvizuara. Albina, tani, po përfaqëson kulturën shqiptare dhe ilire.”- komentoi familja Kelmendi.

Në këtë performancë ishin bashkë edhe yjet e tjerë pjesëmarrës të Eurovizion 2023.

Banner

Related posts

Ilaçet që nuk duhet përzier me aktivitetet fizike

admin

Kur ndiheni të lodhur, konsumoni këto ushqime

admin

Në rast se digjeni gjatë gatimeve, ilaçin më të mire ,do ta gjeni në kuzhinën tuaj!

admin

Leave a Comment